Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se ka përfunduar konkursi për policë në veri. Ai nuk ka dhënë detaje se sa është numri i kandidatëve që kanë aplikuar për këtë konkurs, veçse tha se ky është numër i mjaftueshëm.
Kështu njoftoi ai pas përfundimit të komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ku diskutimi për situatën në veri është bërë me dyer të mbyllura.
“Ka përfunduar (konkursi për policë) dhe kanë aplikuar numër i mjaftueshëm”, është përgjigjur shkurt ai para mediave.
Me fillim të raportimit para anëtarëve të komisionit, drejtori i Policisë ka kërkuar që diskutimi për veriun të mos jetë i hapur për media.
Paraprakisht ai deklaroi se tre muajt e fundit nuk është paguar rrezikshmëria në punë për policët, duke shtuar se presin që gjatë këtij muaji të ndodhë një gjë e tillë. Ai ka folur edhe për mungesën e uniformave, ku u shpreh se ka të bëjë me procedura të tenderimit. /KP
-
S’dihet numri i kandidatëve për policë në veri, skepticizëm se do të plotësohen vendet boshe
-
Hoxha: Situata në veri jostabile, s’ka hapësirë për rikthimin e policëve të dorëhequr serbë
-
Hoxha: Niveli i sigurisë më i lartë pas Banjskës, qytetarët në veri besojnë më shumë në Polici
-
Hoxha: Zyrtarët policorë ia kanë dedikuar jetën vendit, po punojmë t’i realizojmë kërkesat e tyre
-
Hoxha: Më 2023 Policisë iu shtuan rreth 160 policë nga komunitetet, shumica serbë