Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti, sot pritet të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.

Kurti fillimisht do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pastaj kryeministri i Kosovës do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane,Mikulas Bek, ku do të mbahet ceremonia e dorëzimit të aplikimit rreth orës 13:00. Pas ceremonisë pritet të ketë konferencë të përbashkët për media. 

Të mërkurën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani, ka thënë se ky moment është historik. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme", ka theksuar Osmani.