Arbëri

Për shkak të situatës në veri, hiqet nga rendi i ditës vendimi për liberalizimin e vizave

Liberalizimi Vizat Cekia
 

Presidenca Çeke mbrëmë, në momentin e fundit, ka njoftuar vendet anëtare se e ka hequr nga rendi i ditës nga takimi i Coreperit, miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, që në këtë takim është dashur të kalojë si formalitet, pa diskutim.

Kjo Presidencë, siç mëson KOHA nga burimet e saja në BE, si arsyetim për heqjen nga rendi i ditës, dhe shtyrjen për takimin e radhës të këtij trupi ku janë ambasadorët e vendeve anëtare, i ka përmendur zhvillimet politike në veri.