Një grup i studentëve aktivistë, mbrëmjen e së enjtes, kanë vendosur mbishkrime kundër plagjiaturës në objektet e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".
"Këtu ka plagjiatorë" e “UP - Fole e plagjiatorëve", janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një grup i studentëve aktivistë vendosën parulla në objektet e Universitetit të Prishtinës kundër plagjiaturës së profesorëve. Në objektin e Fakultetit Filozofik u vulos: ‘Këtu ka plagjiatorë’, ndërsa në objektet tjera u vendos parulla ‘UP - Fole e plagjiatorëve’, si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës”, thuhet në njoftimin për media të këtij grupi të studentëve.
Ata kanë vlerësuar se plagjiatura është hajni dhe kanë thënë se për ta ajo është e papranueshme.