Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Serbisë me Rusinë për ta koordinuar politikën e jashtme, duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore.
Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u shpreh se ka informacione që Kosova po kërkon artileri me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të Mbrojtjes, kemi ministër të Punëve të Brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës, ndërkohë që përballemi me fqinjët veriorë, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i Jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, ka thënë ai të shtunën pas takimit me krerët e komunave, transmeton KP.
Në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
Serbia vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në Evropë që s’i kanë vënë sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.