Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka protestuar kundër grevës në arsim, të enjten.
Me thirrjet “Hapni çerdhet”, prindërit kanë qëndruar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protesta ka vazhduar para zyrës së Sindikatës së Arsimit.
Ata kanë kërkuar nga SBASHK-u dhe Qeveria të gjejnë një zgjidhje derisa kanë potencuar se fëmijët nuk kanë faj.
Të hënën (19 shtator), këshillat e prindërve të institucioneve “Yllka” dhe “Dielli” iu bënë thirrje edukatoreve t'i hapin çerdhet.
Nga 25 gushti, mësimdhënësit janë në grevë me kërkesën që të marrin 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

-
Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit
-
Prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” protestojnë të martën në kryeqytet
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat