Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit e IP “Gëzimi Ynë” në Prishtinë do të protestojnë të enjten

Këshilli i Prindërve të Institucionit Parashkollore “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka paralajmëruar një protestë/marsh të enjten.

Në njoftim thuhet se protesta do të nisë para Qeverisë në ora 12:00, ndërsa do të vazhdohet në drejtim të Konviktit të Studentëve në drejtim të zyrave të SBASHK-ut.

Protesta do të mbahet për të shprehur pakënaqësitë për mbylljen e çerdheve.

Greva e BSPK-së ka nisur që nga 25 gushti, ndërsa në grevë që nga atëherë janë institucionet parashkollore, si dhe nuk ka nisur mësimi në pjesën më të madhe të shkollave në Kosovë.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK) është duke insistuar që të ndahen nga 100 euro për punonjësit në arsim deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Image