Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten, Këshilli i Prindërve të çerdheve proteston kundër grevës

Këshilli i Prindërve i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, i ka ftuar prindërit të protestojnë të enjten (22 shtator), e thirrjes u janë bashkuar edhe disa këshilla të institucioneve të tjera parashkollore.

Në njoftim thuhet se protesta u nxit për shkak të pakënaqësive të prindërve për shkak të grevës, që rezultoi me mbylljen e çerdheve.

“Ftojmë të gjithë prindërit të marrin pjesë në këtë marsh/protestë sa më masivisht. Ju njoftojmë se leja për këtë protestë/marsh është marrë nga Policia e Kosovës. Ju lusim të jeni të qetë dhe të mos anoni partiakisht”, thuhet në njoftim.

Protesta do të nisë në orën 12:00, me vendtakim te sheshi "Skenderbeu" para Qeverisë, për të vazhduar te Mensa e studentëve, ku është zyra e SBASHK-ut.

Thirrje për reagim ndaj grevës kanë bërë edhe këshille të prindërve të institucioneve të tjera parashkollore në Prishtinë.

Të hënën (19 shtator), këshillat e prindërve të institucioneve “Yllka” dhe “Dielli” iu bënë thirrje edukatoreve t'i hapin çerdhet.

Edhe Protestojnë prindërit, kërkojnë hapjen e çerdheve Arbëri Protestojnë prindërit, kërkojnë hapjen e çerdheve

Nga 25 gushti, mësimdhënësit janë në grevë me kërkesën që të marrin 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga.