Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar të mërkurën para objektit të Qeverisë. Kërkesë e tyre është kthimi i punëtorëve në punë.
Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Imri Restelica, ka thënë se që nga viti 2013, shumë punëtorë janë larguar nga puna.
“Kompania e KEK-ut ka shpallur një padrejtësi ndaj neve, mbi 160 punëtorë nga viti 2013 jemi duke u larguar nga puna. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është kthimi i punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut”, shtoi ai. /EO
Artikuj të ngjashëm
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva
-
Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë