E diela është dita e fundit e Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë. Mandati i tij pesëvjeçar mbaron më 24 korrik.
Ish-ushtaraku Bajram Begaj do ta marrë detyrën si kreu i ri i shtetit. Begaj, i cili është votuar vetëm nga mazhoranca do të betohet në Kuvend, në një seancë të posaçme ditën e sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendi i Shqipëerisë do të mblidhet në orën 18:00 dhe Begaj, sipas procedurës do të betohet me dorën mbi Kushtetutë. Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku Meta do t’ia dorëzojë detyrën përmes ceremonisë zyrtare.
Në seancën parlamentare të 4 qershorit të këtij viti, Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.