Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Ilir Meta – Ish-presidenti me merak

Ilir Meta është kryetar, por s’është më president. Pasi e përmbylli mandatin e shefit të shtetit të Shqipërisë, ai u rikthye në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, subjekt politik të cilit ia ndërroi emrin dhe e bëri: Partia e Lirisë.

Në ditët e fundit të mandatit si president, tha se i ka mbetur një merak. Lidhet me Kosovën. Tha se mund të kishte bërë më shumë. Megjithëkëtë, vizitën e fundit zyrtare si president e realizoi në Kosovë, aty ku edhe nisi vizitat si lider shteti, dhe arsyetoi pohimin pse nuk kishte mundur të bënte më shumë. Tha se problemet e brendshme politike u bënë bllokuese që ai të merrej edhe më shumë me Kosovën. Dhe, shfaqi shpresën që të bëjë shumë më shumë pas mandatit presidencial.

Meta tani luan rolin prej opozitari. Ai u është bashkuar disa protestave krah Sali Berishës së PD-së. Ndërkaq, ka edhe një front me pushtetin në Tiranë – ndaj tij është iniciuar nisma ligjore që t’i hapet rrugë një hetimi, pas aludimeve se emri i tij figuron si spiun në dokumentet e Sigurimit të ish- diktaturës, të cilat tashmë janë deklasifikuar.

Artikuj të ngjashëm