Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka firmosur lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt, duke i hapur rrugë kështu kandidimit të tij për të qenë kreu i ri i shtetit.
Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, dekretin për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura të gjeneralmajorit Bajram Begaj.
Hapi i radhës është mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që nis në orën 16:00 dhe do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që propozoi Partia Socialiste një ditë më parë.
Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. Sot do të jetë raundi i katërt i procesit për zgjedhjen e presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit është depozituar në Kuvend. Në këtë raund mjaftojnë 71 vota, që mazhoranca i ka, për të caktuar kështu pasardhësin e Metës, që dorëzon detyrën më 24 korrik.
-
Shqipëria sot pritet të bëhet me president të ri
-
Rama dekretohet kryeministër, merr edhe përgjegjësitë për ministren virtuale “Diella”
-
Personalitetet e vitit 2022: Bajram Begaj – Komandanti president
-
Borrell: Mandati i Begajt po nis në një moment historik për Shqipërinë
-
Meta: Nder dhe privilegj të shërbeja këta pesë vjet si president