Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell: Mandati i Begajt po nis në një moment historik për Shqipërinë

Shefi i politikës së jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn, pas betimit të dhënë të dielën në Kuvend, si presidenti i tetë me radhë i këtij vendi.

Borrell nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret të vazhdojnë rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Shefi i diplomacisë së BE-së e ka konsideruar kohën kur Begaj është betuar për president, moment historik në rrugën e këtij vendi drejt integrimit në bllok.

“Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar ai.

 

Edhe Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri Arbëri Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri

Osmani: Me Begajn do t'i thellojmë bashkëpunimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për marrjen e detyrës. Ajo deklaroi të dielën se me Begajn do t’i thellojnë bashkëpunimet.

“Në inaugurimin e Presidentit Bajram Begaj, i përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Bashkë do ta thellojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe në rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi Osmani në Twitter.


Haradinaj Begajt: Të premtoj bashkëpunim vëllazëror

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e uroi të dielën Bajram Begajn për marrjen e postit të presidentit të Shqipërisë.

Edhe Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë Zgjedhjet 2026 Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë

Haradinaj shkroi në Facebook se Begajt i premton bashkëpunim vëllazëror “në çdo kohë dhe rrethanë”.

“I nderuar President, nga zemra ju uroj mbarësi në funksionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë dhe rrethanë”, shkruan deputeti i AAK-së.

Begajt, urimet i ka shprehur edhe kryetari i Aleancës Kosovare e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

“Fillimisht i uroj presidentit Begaj shëndet, lumturi dhe shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin tonë në këtë kohë”, shkroi Pacolli gjithashtu në rrjetin social Facebook.

Begaj mori detyrën e presidentit të Shqipërisë pasditen e së dielës.

Edhe Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit Arbëri Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Begaj ulet në karrigen e kreut të Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi Parlamenti e votoi atë në qershor me 78 vota pro.