Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Begaj ka shkruar se do të vijoj mbështetja vëllazërore e Shqipërisë ndaj Kosovës.
“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës. Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit
-
Begaj: Shqipëria jetë e mot me Kosovën, historia s’shkruhet pa Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
-
Begaj uron Pavarësinë: Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë