Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abrashi i VV-së: Besoj që Simiqi s’do ta përsërisë më atë gabim

Artan Abrashi

Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, duke iu referuar deklaratës së deputetit të Listës Serbe Slavko Simiq, i cili të mërkurën në seancën konstituive kur e propozoi kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga ky subjekt përdori termin “populli serb”, ka thënë se beson që deputeti i Listës Serbe “nuk do ta përsëris më atë gabim”.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Simiqit edhe besoj që nuk e përsërit më atë gabim, ta shohim”, është shprehur Abrashi në një deklarim para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive. 

Kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në vazhdimin e seancës konstituive që është mbajtur të mërkurën, e ka cilësuar si propozimin e Listës Serbe jokushtetues, për shkak të përdorimit të termit “populli serb”.

“Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92% janë shqiptarë, 4% serbë dhe 4% nga komunitetet e tjera”, ka thënë ajo.

Lexo përditësimet tjera
kuvend

LIVE: Vazhdimi i seancës konstituive