Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për ndihmë në përballimin e valës së re të COVID-19. Sipas njoftimit të MSH-së, ka nisur trendi rritës i shtrimeve në spital nga infektimi me koronavirus.
MSH-ja përmes një grafike ka krahasuar rritjen e hospitalizimeve me valën e janarit 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar. Kur në janar kaluan 1.500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet tona ka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”, ka njoftuar MSH-ja.
Në Kosovë, numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur në mënyrë drastike javëve të fundit. Vetëm të premten u regjistruan 1.390 raste të reja e një i vdekur. Vaksinimi mbetet në shkallë të ulët.
