Ka nisur të marrë hov rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Vetëm të martën janë regjistruar 356 të tilla nga 7258 testime të kryera, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Tashmë ka disa ditë që janë regjistruar shifra të larta, por e marta është më e larta deri tash edhe në përqindjen e pozitivitetit të rasteve në raport me testimet. Kjo përqindje është ngritur në 4.9 për qind, për dallim nga më pak se 1 sa ishte në fillim të vitit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 53 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.195.
Në total numri i rasteve aktive është 2.083.
Artikuj të ngjashëm