Arbëri

Ish-punonjësit e “Rilindjës” të martën protestojnë para AKP-së

Ish-punonjësit e “Rilindjës” do të protestojnë të martën në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke kërkuar që të përshpejtohet pagesa e 20 përqindëshit.

Protesta do të fillojë nga ora 12:00.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga Viti i Ri në arkën e AKP-së i ka derdhur mjetet për pagesën e 20 përqindëshit. Me t’u derdhur këto mjete ,në AKP është thënë se ndarja e këtyre mjeteve për punëtorët do të bëhet në periudhën mars - qershor 2022, me tri këste. Edhe pse ishte kështu, kjo nuk ndodhi, përkundrazi procesi po zvarritet dhe nuk dihet se kur do të nisë. Punëtorët nga ky tubim, do t’i dërgojnë mesazh të qartë Bordit të AKP-së, por edhe Qeverisë, që ta kryejnë obligimin dhe t’i japin fund diskriminimit disavjeçarë, që iu bë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje”, është thënë nga ish-punonjësit e “Rilindjës”.

Po ashtu është thënë se nga ky tubim do të kërkohet nga Qeveria e Kuvendit t’i përshpejtojnë procedurat për miratimin e plotësim-ndryshimit për Ligjin e Pensioneve, që punonjësve të “Rilindjës” t’ju njihen vitet e punës para 1999, që të kenë pensione të plota.