Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, janë takuar të premten në Sllovaki, ku po marrin pjesë në Forumin e Bratislavës “GLOBSEC 2022”.
Kurti e Lajçak, sipas njoftimit të Kryeministrisë, diskutuan për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajcak folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Lajçak ka thënë se “takimi me Kurtin ishte një mundësi e mirë për të vazhduar shkëmbimin tonë të rregullt mbi dialogun dhe rrugën përpara”.