I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Simpoziumit Ndërkombëtar Symi, në Athinë.
Lajçak ka njoftuar se me Kurtin ka diskutuar në lidhje me dialogun për normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve, si dhe për situatën në rajon.
“U fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter të hënën.
In the margins of the 24th @SymiSymposium, @albinkurti and I discussed the current situation in the region and the Dialogue on normalisation. We focused in particular on the next steps needed in order to make progress in the Dialogue. pic.twitter.com/Pept1GS3Xx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2022
Kurti tash e sa ditë po qëndron për vizitë në Greqi.
Takimet e vetme zyrtare të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun, kanë ndodhur në qershor dhe korrik të vitit të kaluar.