Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak për takimin me Kurtin: Diskutuam për rrugën para në dialog

Miroslav Lajcak - Albin Kurti

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter për takimin që pati sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për rrugën para në dialog dhe për normalizimin e marrëdhënieve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë mirë që gjendem sërish në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti, për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën para në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. E përgëzova gjithashtu për arritjen e një marrëveshje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak të hënën ka nisur vizitën në Kosovë. Ai do të qëndrojë deri të mërkurën.