Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në Vjenë me ndërmjetësin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diplomati sllovak në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se në takim është biseduar për procesin e dialogut.
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruat Lajçak.
Kryeministri Kurti do të zhvillojë një vizitë dyditore në Austri, ku pritet të takohet edhe me kancelarin Alexander Schallenberg.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçak për takimin me Kurtin: Diskutuam për rrugën para në dialog
-
Kurti takohet me Lajçakun në Bratislavë, diskutojnë për dialogun
-
Lajçak: Me Kurtin biseduam për veriun dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut
-
Kurti do të takohet me Borrellin e Lajçakun në Bratislavë
-
Lajçaku përpiqet të sigurojë takim urgjent Kurti-Vuçiq