Ljiljana Çukiq nga Organizata Nacionale e Turizmit premtoi çmime të lira për pushuesit kosovarë që zgjedhin Malin e Zi për t’i kaluar pushimet verore. Çukiq ka thënë se do të bëjnë përpjekje që çmimet të mbesin sikurse në vitin e kaluar.
“Tregu i Kosovës është shumë i rëndësishme dhe mysafirët e Kosovës i shohim shumë të rëndësishëm. Viteve të fundit është rritur numri i vizitorëve. Mali i Zi e ka finalizuar ofertën për këtë vit dhe është munduar t’i mbajë çmimet sikur vitin e kaluar, pavarësisht se në këtë kohë çdo gjë po shtrenjtohet. Mali i Zi është i vogël, por është i pasur me oferta të llojllojshme. Ne iu mirëpresim me kënaqësi”, ka thënë Çukiq të premten gjatë prezantimit të ofertës turistike verore 2022 në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, theksoi se si Ulqini theu rekordin e vizitave vitin e kaluar, duke potencuar faktin se qyteti shqiptar është edhe më i lirë se Prishtina.
“Vitin e kaluar mediat e Kosovës e kanë bërë të mundur që Ulqini të thyejë rekord me vizitorët. Do të bëjmë përpjekje që në Ulqin çmimet të mos të rriten në limite të pakapshme. Ulqini është më i lirë se Prishtina. Çmimet janë më të lira se në disa restorante në Prishtinë”, ka thënë Hajdinaga.
E Hysen Sogojeva, përfaqësues i Odës së Hotelierëve të Kosovës, ka thënë se pret befasi që sivjet të thyhet rekordi i vizitorëve nga Kosova në Mal të Zi.
“Të gjitha agjencitë turistike janë të hapura për bashkëpunim”, ka thënë Sogojeva.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Cetinjes, Budvës, Podgoricësm Tivatit e Tivarit.