Fenerbahçe ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Emre Belozoglun, njërin prej emrave të mëdhenj të këtij klubi.
46-vjeçari kishte periudhë të shkurtër si trajner i përkohshëm në vitin 2021.
Ismail Kartal dha dorëheqje në mungesë të rezultateve, kurse Dirk Kuyt ishte trajner i Fenerit për disa ditë.
Belozoglu ishte trajner te Kasimpasha. Ka drejtuar edhe Antalyasporin, Ankaragucun dhe Bashakshehirin. Si futbollist, për Turqinë i kishte 101 ndeshje.
Karrierë ka bërë te Galatasaray, Interi, Newcastle, Fenerbahçe, Atletico Madridi, sërish te Feneri dhe te Bashakshehiri. Karrierën si lojtar e përfundoi te Fenerbahçe, të cilën skuadër tani do të tentojë ta kthejë në rrugën e sukseseve.
Vedat Muriqi është pjesë e Fenerbahçes.