Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se gjatë vitit 2021, numri i ankesave të konsumatorëve është rritur për “200 ose 300 për qind krahasuar me vitin paraprak”.
Ndërkohë tha se gjatë vitit të kaluar, niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajdari shtoi se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.
Ajo ka njoftuar anëtarët e Komisionit për projektligjet e miratuara nga Kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.
Hajdari po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA-së janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit që shkoi./KSP/