Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu thotë se magjistralja Prishtinë-Podujevë përfundon sapo të ketë mot të mirë

Punimet që kanë nisur qe pesë vjet për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë do të përfundojnë për pak ditë sapo të ketë kushte të mira meteorologjike, ka thënë ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas tij, për tre muaj Qeveria Kurti i ka realizuar 40 për qind të punëve në këtë rrugë, teksa ka akuzuar ish-pushtetet se për tre vjet i kanë kryer vetëm 30 për qind të punëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për zotimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi se punimet do të përfundojnë më 2021, Aliu ka thënë se “kemi pritur t’i realizojmë, por tash s’po mund të kryhen për shkak të motit të ligë”.

“Në momentin që të hapet mundësia, brenda 30-ditëshit maksimalisht mund të realizohen finalizimet”, ka thënë ai.

Aliu është ankuar edhe për mungesën e sinjalistikës. Sipas tij, që nga viti 2017 vendi s’ka pasur kontratë për sinjalizim.

Punimet në zgjerimin e magjistrales Prishtinë - Podujevë kanë filluar në vitin 2016, por që disa herë projekti është ndryshuar.