Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se rruga magjistrale Prishtinë - Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve.
Megjithatë ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se kjo rrugë nuk është projektuar si duhet dhe shpronësimet nuk janë bërë si duhet.
“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet. Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rrethrrotullimit dhe eliminimit të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve”, tha ai./KSP
-
Aliu thotë se magjistralja Prishtinë-Podujevë përfundon sapo të ketë mot të mirë
-
Aliu thotë se s’ka arsye që ura mbi lumin Ibër të mos hapet
-
Aliu e pranon se shumica e projekteve të mëdha infrastrukturore janë vazhdimësi e ish-qeverive
-
Përsëriten premtimet për autostradën Prishtinë-Gjilan e magjistralen Prishtinë-Podujevë
-
Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë