Arbëri

Apeli anulon dënimin e grafiteve të Kolektivit Feminist

 

Dënimi i aktivisteve, që u përfshinë në aksionin e grafiteve kundër shtypjes dhe dhunës ndaj grave, është anuluar nga Gjykata e Apelit, ka njoftuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Sipas njoftimit të këtij kolektivi, Apeli ka anuluar gjobitjen që u kishte dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës aktivisteve për vendosjen e grafiteve në hapësira publike.