Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka njoftuar se ka vendosur grafite të ndryshme feministë në qytetin e Lipjanit kundër dhunës ndaj grave.
‘’Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave. Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje’’, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky grup në të kaluarën ka vendosur grafite të tilla edhe në qytete të ndryshme, që sipas tyre, për të rritur vetëdijesimin kundër dhunës ndaj grave.
-
Grafite në Lipjan për të kundërshtuar ngacmimet seksuale në shkolla
-
Grafite në Mitrovicë në kundërshtim të shkeljes së të drejtave të grave
-
“Po i vrisni gratë”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist aksion para Policisë e Prokurorisë
-
“Liri Palestinës”, vendosen grafitë në Prishtinë e Mitrovicë
-
Muret e institucioneve mbushen me mbishkrime kundër dhunës ndaj grave