Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se sonte në Mitrovicë aktivistët kanë shkruar grafite në qytet për të denoncuar dhunën sistematike ndaj grave në këtë komunë dhe përtej.
Sipas njoftimit, përmes këtyre mbishkrimeve është kundërshtuar kontrolli i burrave ndaj grave, dhuna sistematike ndaj tyre, ngacmimet seksuale në shkolla e shumë shkelje tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet në njoftim.