Me 300 euro është gjobitur një abuzues me natyrën. Inspektorët komunalë të Prishtinës, kanë identifikuar palën që ka hedhur mbeturina në fshatin Stallovë dhe e ka gjobitur me gjobë mandatore.
Lajmin e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook, kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përcjell Koha.net.
Ai ka thënë se pala edhe është detyruar që ta pastrojë vendin ku i ka hedhur mbeturinat.
“Sasi e konsiderueshme e mbeturinave, të hedhura në fshatin Stallovë. Inspektorët kanë identifikuar palën, dhe përveç që e kanë obliguar ta pastrojë hapësirën, kanë shqiptuar edhe gjobën 300 euro”, ka thënë Tahiri.
“Bashkëpunimi në mes të qytetarëve dhe inspektorëve, sjell rezultat”, ka shtuar më tej ai.
Artikuj të ngjashëm
-
MMPH-ja thotë se problem i gjobave për ndotësit e mjedisit mbetet mungesa e inspektorëve
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
100 euro gjobë për qytetarët që parkuan në vend të gjelbëruar
-
Gjobitet me 200 euro qytetari që hodhi mbeturina inerte nga ballkoni i ndërtesës në Prishtinë