Me rreth 30 inspektorë, Ministria e Mjedisit po planifikon që të zbatojë udhëzimin administrativ për gjobat për ata që ndotin ambientin, raporton KTV.
Kjo është hera e dytë që po bëhet ridraftimi i këtij udhëzimi që nga viti 2009, kur edhe ka hyrë në fuqi, pasi nuk ka gjetur asnjëherë zbatim.
Numri i vogël i inspektorëve e vë në pikëpyetje zbatimin e këtij udhëzimi, thonë nga organizata “Let’s do it Kosova”.
Por, Luan Hasanaj megjithatë shpreson që kësaj here të ketë ndonjë rezultat, pasi, sipas tij sfidë mbetet ruajtja e hapësirave të pastruara.
Hasanaj tha se që nga 15 shtatori kur ka filluar aksioni për pastrimin e vendit, janë hequr 150 deponi ilegale.
Gjatë nënshkrimit të këtij udhëzimi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka thënë se gjobat kanë për qëllim ndalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë kontejnerëve, si dhe mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private
-
Hasanaj: Komunat kanë shqiptuar 718 gjoba mandatore për ndotje të mjedisit
-
Matoshi kërkon zbatim të Udhëzimit për Gjoba nga inspektorët komunalë
-
Gjoba prej 20 deri në 100 euro për qytetarët që ndotin ambientin
-
Në Lipjan nis gjobitja e ndotësve të ambientit
-
Fushë-Kosova paralajmëron gjoba për ndotësit e mjedisit