Arbëri

Të mërkurën Kosova e Serbia takohen në Bruksel për targat, SHBA-ja s’merr pjesë

 

Të mërkurën, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel, me takimin që do të ketë për temë kryesore çështjen e targave. Edhe pse u raportua se në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo është mohuar nga Bashkimi Evropian.

Të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se takimi do të mbahet të mërkurën me theks për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.