Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës dhe të vijojë procesi i negociatave.
Përmes Twitterit, Michel i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që në kontakt me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të zmbrapsen dhe të largojnë Njësinë Speciale bashkë me barrikadat e vendosura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së”, thuhet në shkrimin e tij.