Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca kërkon nga Varhelyi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovësm, Glauk Konjufca ka takuar Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në kuadër të takimit të 10-të të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për Zgjerimin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kryekuvendari kosovar dhe zyrtari i lartë i BE-së diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi se perspektiva e integrimit evropian mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës dhe shtoi se Prishtina zyrtare ka bërë hapa konkret në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në këtë rrugë.

Gjithashtu Konjufca shprehu shqetësimin që qytetarëve të Kosovës vazhdon t'u mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen.

“BE-ja duhet të tejkalojë dallimet brenda vetes dhe të marrë vendimin e duhur, duke hequr sa më parë vizat për qytetarët tanë“, theksoi kryekuvendari Konjufca.​