Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen për liberalizim të vizave për Kosovën.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se puna e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar ka sjellë rezultate të prekshme në terren.

“E mirëpres marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE-ja qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidenca e Këshillit dhe Parlamenti Evropian të mërkurën kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.