Ministrja e Drejtësisë ka thënë se para se të vinte në konferencë është njoftuar për bojkotin e gjyqtarëve serbë në veri.
Ajo ka thënë se është e papranueshme që gjyqtarët të bojkotojnë punën e tyre.
Haxhiu ka thënë se ky bojkot është i papranueshëm dhe do të takohen pas konferencës me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor për të adresuar këtë problem.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të marrë masa lidhur me bojkotin për faktin se askush prej gjyqtarëve që paguhet me taksat tona nuk mund të bëjë bojkot. Ata nuk mund ta bëjnë këtë, dhe duhet të ndërmarrin masa për bojkotin”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
KGJK-ja i kërkon Haxhiut t’i lirojë nga detyra gjyqtarët e dorëhequr serbë
-
Haxhiu përshëndet propozimin e KGJK-së për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë
-
KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje
-
Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor ku pritej vendimi për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë