Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.
“Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz ende mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 29 korrik 2021 në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupeq, ku intervenimet janë duke vazhduar pa ndërprerë nga i gjithë kapaciteti vendor, por rrethanat e motit dhe terreni rëndë i pa përshtatshëm ka vështirësuar dhe jo rrallë herë ka pamundësuar reagimin nga toka”, thuhet në njoftimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rrjedhojë e kësaj, AME-ja në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme ka kërkuar përkrahje nga ajri prej KFOR-it dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi janë vënë në dispozicion për mbështetje nga ajri dy helikopterë për reagim me mundësi.
“Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për momentin është e rënduar shkaku i erërave të forta të cilat pamundësojnë ndërhyrjen me kapacitete nga toka”, vijon tutje njoftimi i tyre.
Sa i përket komunave të tjera, sipas këtij njoftimi, gjendja është relativisht e stabilizuar falë reagimit të autoriteteve përkatëse.
Në fund, AME-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë sa më shpejt zjarret në numrin emergjent ‘’112’’.