Tash e shtatë ditë vendi po përballet me situatën e zjarreve të shkaktuara. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se aktualisht zjarre ka në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të Pejës. MBP-ja shkruan se janë angazhuar me kapacitete të plota ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarë të FSK-së, autoritetet e Parkut dhe ndërmarrjet publike si dhe KFOR-i.
Ministria apeluar qytetart që të mos jenë shkaktarë të ndezjes së zjarreve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë rast gjatë këtyre ditëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar disa vatra të zjarrit, në veçanti atë të Shtupeqit, për të parë nga afër zhvillimet në terren dhe për të ofruar mbështetje për forcat të cilat po merren me luftimin e zjarrit tash e disa ditë. Si rezultat i përkushtimit të drejtpërdrejtë në menaxhimin sa më të mirë të situatës së zjarreve në terren edhe anëtarët e kabinetit të MPB-së, kanë vizituar disa vatra zjarri si ato në Shtupeq, Mushtisht, Sallagrazhdë, si dhe në disa lokacione tjera”, thuhet në komunikatë.