Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka konfirmuar se dy nga dhjetë të vdekurit në aksidentin e sotëm në Kroaci, janë qytetarë të kësaj komune.
I pari i Rahovecit ka shkruar në Facebook se viktimat janë Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.
“Familjeve Kastrati dhe Bellanica iu shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhembjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar”, thuhet në statusin e tij.
Latifi thotë se ka qenë në kontakt me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin, dhe kolonel atasheun ushtarak të Mbrojtjes, Skender Hoxhën.
-
Tetë viktimat e aksidentit në Kroaci pritet të varrosen nesër, dy të tjerëve do t'iu bëhet obduksioni
-
Latifi: Kroacia po kujdeset për sigurimin e transportit për të lënduarit dhe të vdekurit në aksident
-
Latifi i tronditur nga vdekja e dy mërgimtarëve në aksident në Hungari
-
Nënë e bijë nga Kosova vdiqën në aksidentin në Kroaci, babë e bir të lënduar rëndë
-
Rrëfimet e familjarëve që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci