Pas raportimit të KOHËS për mesazhet e operatorit serb MTS përreth zonës së Manastirit të Deçanit, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka thënë se ka marrë masat e duhura dhe ka arritur të evitojë këto incidente ditën e sotme.
ARKEP-i tutje ka shtuar se janë në përgatitje të masave për entitetet përgjegjëse rreth këtij incidenti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lidhur me incidentin e raportuar nga Koha, ekipi i ARKEP-it ka bërë matje në disa pika në Kosovë dhe sipas rezultateve të matjeve, incidenti me mesazhe duket se është evituar. Ekipi i ARKEP-it vazhdon të bëjë matje për të siguruar funksionimin e shërbimeve në harmoni të plotë me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Poashtu ARKEP-i është në përgatitje të masave për entitetet përgjegjëse për këtë incident”, thuhet në reagimin e tyre për KOHËN.
ARKEP ka falënderuar ekipin e Kohës, ndërsa ka bërë thirrje që dukuritë negative të raportohen në e-mailin e këtij autoriteti “[email protected]”.