Arbëri

Deçani bie në rrjetin e operatorit serb MTS, institucionet nuk ofrojnë sqarime

Mesazh mirëseardhjeje në territorin e Serbisë u dërgon operatori MTS të gjithë atyre që kalojnë përreth zonës së Manastirit të Deçanit e që kanë numër të IPKO-s. Derisa qytetarët që kanë pranuar mesazhe nga operatori serb kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tyre, institucionet relevante nuk kanë ofruar sqarime për frekuencat serbe në Deçan.

Ndërhyrjet e Serbisë brenda Kosovës po bëhen edhe nëpërmjet objekteve fetare.

Edhe pse nuk është zonë kufitare, ndryshim frekuencash mes operatorëve ndodhin brenda një perimetri të shkurtë, sapo futesh në njërën prej zonave serbe të mbrojtura në Kosovë.