Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar lidhur me kthimin e 11 qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit të Siri, duke thënë se Kosova po jep një shembull për të tjerët.
Në një postim në Twitter, Ambasada ka theksuar se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.