Policia gjen thika e boks hekuri në festën e Vidovdanit

- 17:05Policia gjen thika e boks hekuri në festën e Vidovdanit
- 14:03Arrestohet një person në Gazimestan
- 13:51Serbët provokojnë me mesazhe nacionaliste, Policia i detyron t’i zhveshin kanotieret
- 12:04Policia, KFOR-i dhe UNMIK-u mbajnë rendin në Gazimestan
- 09:44Kolona të gjata në Graçanicë, shkak Vidovdani
- 09:16Serbët e Kosovës mblidhen në Graçanicë për të festuar Vidovdanin
Policia gjen thika e boks hekuri në festën e Vidovdanit
Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione lidhur me mbarëvajtjen e festës së Vidovdanit në Gazimestan.
Policia ka thënë se gjatë kontrollit dhe verifikimit të disa prej pjesëmarrësve kanë gjetur dhe sekuestruar disa mjete të ndryshme të mprehta thika dhe një boks hekuri. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetentë ka hapur rastet për ’Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’.
Gjithashtu është arrestuar një person të dyshuar për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” i cili sipas njoftimit, ishte në procedurë të intervistimit.
Policia e Kosovës në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar rreth 2000 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur 'Vidovdani'.
“Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë i cili kishte filluar në orët e paradites, për të vazhduar pastaj në Gazimestan të Prishtinës. Rreth orës 13:00, manifestimi ka vazhduar tek monumenti i Gazimestanit, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi. Gjatë manifestimit zyrtarët policorë kanë vërejtur disa pjesëmarrës të cilët kanë pasur të veshur fanella me mbishkrime provokuese, andaj me qëllim të shmangies së ndonjë keqkuptimi apo incidenti të mundshëm, fanellat e tilla të ekspozuara në automjete dhe të veshura iu janë larguar”, thuhet në njoftim.
Arrestohet një person në Gazimestan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gazimestan, ku serbët po festojnë Vidovdanin. KOHA ka mësuar se i dyshuari është arrestuar pasi ka kënduar këngë provokative, derisa Policia ende s’ka dhënë detaje për rastin.
Në anën tjetër, me këngë, thirrje, bërtitma dhe fjalime e kanë përmbyllur serbët ceremoninë e sotme në Gazimestan, ku festuan Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan.
Shënimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
Pos qytetarëve, në këtë tubim morën pjesë edhe klerikë ortodoksë serbë, që kryen ritualet e tyre, duke thënë se “kur vijmë në Kosovë, të gjithë serbët ndihen si të ishin në atdheun e tyre”.
“Kjo nuk është ndjenjë e hakmarrjes ose e urrejtjes, por e dashurisë”, ka deklaruar Patriarku i Graçanicës.
Serbët provokojnë me mesazhe nacionaliste, Policia i detyron t’i zhveshin kanotieret
Policia e Kosovës i ka detyruar disa serbë në Gazimestan t'i zhveshnin kanotieret, pasi në to shfaqnin provokime nacionaliste. Një gjë e tillë është konsideruar si provokim apo nxitje.
Në tubimin e sotëm ku serbët po festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan, u panë dhjetëra persona që bënin thirrje për Kosovën si pjesë e Serbisë, duke thënë se “kur vijmë në Kosovë, serbët ndihen si në atdheun e tyre”.

Policia, KFOR-i dhe UNMIK-u mbajnë rendin në Gazimestan
Dhjetëra serbë të Kosovës janë mbledhur sot për të festuar Vidovdanin në Gazimestan të Obiliqt. Për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit po përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës, të KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Policia po i kontrollon të gjithë personat që po hynë në oborrin e objektit kulturor.
Policia më herët kishte bllokuar rrugën kryesore në Graçanicë, duke i detyruar qytetarët t'i përdorin rrugët dytësor. Me ç'rast janë shkaktuar edhe kolona të gjata.


Kolona të gjata në Graçanicë, shkak Vidovdani
Shënimi i festës së Vidovanit nga serbët e Kosovës i cili ka nisur mëngjesin e sotëm me mbajtjen e një liturgjie në Manastirin e Graçanicës ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjatë në rrugët e Graçanicës.
Në pamjet të cilat qytetarët i kanë dërguar KOHËS shihen kolona të veturave. Qytetarët thonë se Policia ka bllokuar rrugën kryesore, ndërsa po detyrohen të përdorin rrugën dytësore, me ç'rast janë shkaktuar kolona të gjata.
E lidhur me shënimin e kësaj dite sot në Serbi është deklaruar edhe presidenti Aleksandër Vuçiq.
“Liria është e shenjtë, por paqja dhe qetësia janë gjithashtu më të vlefshme së bashku.. popullit serb në Kosovë e Metohi, ua urojë festën e Vidovdanit, të keni një festë të lumtur. Ju do të shihni kush është besimi, dhe kush është mosbesimi, kush do ta mbrojë dhe kush nuk e ka mbrojtur Kosovën dhe Metohinë” është deklaruar Vuçiq.
Serbët e Kosovës mblidhen në Graçanicë për të festuar Vidovdanin
Serbët e Kosovës sot në Graçanicë janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.
Mediat serbe raportojnë se patriarku serb Porfirije do të shërbejë në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës, e cila ka filluar në orën 8 e 30 të mëngjesit.
Ndërsa më pas patriarku do të nderojë serbët e rënë në Betejën e Kosovës duke filluar nga ora 12 e 30.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sijarina: Po tentojmë ta rrënojmë mendësinë që po rezulton e dhunshme

Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës

Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, IKSHPK-ja me thirrje për qytetarët që të mos dalin në qytet

Townsend: Ballkani të mos mbetet larg vëmendjes së SHBA-së dhe BE-së

Vrasjet brutale të grave në Ballkan ngrenë alarm për lëshimet në sistem

Gjinovci për rezultatin në “PISA 2022”: Qeveria duhej të mbante mbledhje urgjente

Osmani: Në COP28 u prezantua vizioni i Kosovës përmes projekteve inovative

Batalioni italian nga Forca Rezervë e NATO-s vendoset në Kosovë

Koci: Kushdo që e përmend Kanunin, duhet të procedohet penalisht

Kosova rrezikon anëtarësimin në KiE nëse nuk i adreson gjetjet e raportit

Qindra protestues kërkojnë drejtësi për gratë e vrara
