Dioqeza e Rashkë-Prizrenit ka vendosur që sivjet manifestimi i Vidovdanit të organizohet në Manastirin e Graçanicës dhe jo në Gazimestan, siç bëhej deri tash. Kjo dioqezë ka arsyetuar vendimin me “situatën aktuale të sigurisë”. Ka bërë të ditur se do të kërkojë mbrojtje nga KFOR-i, sepse “nuk i beson Policisë së Kosovës”.
Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.
“Njerëzit tanë jetojnë aktualisht në pasiguri dhe mungesë totale të të drejtave dhe lirive bazike, sidomos pas serive të fundit të arrestimeve dhe të abuzimeve të serbëve të arrestuar”, thuhet në deklaratën e dioqezës.
“Kjo do të jetë hera e parë që nga përfundimi i konfliktit të armatosur më 1999, që merret një vendim i tillë, gjë që tregon jo vetëm seriozitetin e situatës aktuale, por edhe mosbesimin tonë të plotë në institucionet ekzistuese në Prishtinë, që për fat të keq, po shpijnë në nivelin më të ulët të raporteve ndëretnike në Kosovë, në 24 vjetët e fundit”, thuhet tutje në njoftim.
Më herët gjatë ditës, peshkopi Teodosije Shibaliq ka takuar komandantin e KFOR-it. Sipas një njoftimi nga KFOR-i, Shibaliq ka shprehur “shqetësimet për tensionet e përshkallëzuara duke pohuar se Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur qëndrimin se të gjitha problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut”.
Sa herë është manifestuar Vidovdani në Gazimestan, ka pasur provokime ndëretnike nga vizitorët. Vitin e shkuar, disa serbëve iu ndalua hyrja në Kosovë për shkak të fanellave provokuese. Ka pasur edhe arrestime.
Edhe
Serbët kontrollohen në hyrje të Gazimestanit, Policia ka kërkesa për pjesmarrësit
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
Shënimi përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.
-
Me mesazhe provokuese serbët po festojnë Vidovdanin
-
Policia e Kosovës i kontrollon serbët e mbledhur në Gazimestan për Vidovdan
-
Policia hedh poshtë pretendimet e Dioqezës Rashkë-Prizren për “presion, diskriminim e frikësim të serbëve”
-
Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë