Arbëri

Ndahen 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit 11-vjeçar i cili u përdhunua e u vra në Fushë Kosovë.

“Kujtimi ka lënë pas nënën e tij motrën e vëllezërit. Kujtimi ishte fëmija i parë i Makfires dhe ishte në situatë rrugë që kishte ndërprerë shkollën. Ne e kemi pranuar edhe raportin e avokatin e popullit që duhet të e ndihmojmë familjen. Kërkesa për dëmshpërblim ka ardhur nga mbi 2 mijë e 500 shtetas të Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.