Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, e ka vlerësuar drejtësinë, pjesë pozitive të programit të Qeverisë për 2021-2025.
“Programi për drejtësi është një nga programet më të mira, nëse ka diçka pozitive në këtë program sepse ka shumë nisma ligjore. Vettingu si procesi kyç që pritet të ndodhë në drejtësi, pastaj ligji për konfiskimin e pasurisë, ligje të tjera, ide, etj”, ka thënë ajo në Deskun e KOHËS.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shtuar se “plani i Ministrisë së Drejtësisë për pjesën e drejtësisë është goxha ambicioz”.
Ajo ka folur edhe për reagimet e kritikat nga opozita që shkaktoi procesi i vettingut.
“Te vettingu ka dilema nëse duhet të bëhet me ndryshime ligjore apo kushtetuese, me ndryshime ligjore është më e lehtë. Ka pasur në publik pajtueshmëri prej disa partive politike se duhet të bëhet vettingu, por ata kanë pasur dilema nëse VV është e aftë të bëjë vetting dhe nëse mund ta politizoj këtë proces”, ka shtuar ajo.