Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, në emisionin “Tempus” në KTV tha se përmes procesit të vetingut do të ngritët llogaridhënia në sistemin e drejtësisë.
“Procesi i vetingut është një proces që iu jep më pastaj kuptim edhe të gjitha reformave të tjera”, tha Shala.
Shala theksoi se IKD-ja ka qenë e para që e ka ngritur nevojën për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë, pasi tha se kanë evidentuar vazhdimisht probleme të ndryshme, si ndikim nga politika dhe grupet e interesit. Por, sipas tij ajo që është evidentuar më së shumti, është dështimi i mekanizmave të brendshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Hulumtuesi i IKD-së përmendi rastin e Sebahate Morinës, për të cilën Gjykata Kushtetuese konstatoi se i është shkelur e drejta në jetë, për shkak të mosreagimit adekuat.
“Do të ishte shumë më ndryshe situata nëse mekanizmat e Këshillit Prokurorial do të adresonin këtë çështje, në mënyrë që t’iu tregohet të gjitha viktimave të krimit që ky nuk është sistemi prokurorial. Në rastin konkret kemi pasur një dështim të një prokurori i cili është mbajtur përgjegjës dhe që ky nuk është sistemi prokurorial”, tha ai.
Sipas tij, procesi i vetingut nuk nënkupton se do ta bëjë automatikisht sistemin më të mirë.
“Janë pikërisht dështimi i këtyre mekanizmave për të mbajtur përgjegjës prokurorë, gjyqtarë të caktuar, të cilët ndërthurin nevojën që të zhvillohet një proces i vetingut që nuk nënkupton se do ta bëjë automatikisht sistemin më të mirë, mirëpo do ta bëjë sistemin më të gatshëm që të ngrejë llogaridhënien dhe t’i përgjigjet secilës shkelje të secilit gjyqtari e prokurori”, shtoi Shala.
-
IKD: Asnjëra nga partitë e mëdha nuk e kanë vettingun në program
-
Selmanaj: Gjyqtarët dhe prokurorët jo që korruptohen, por po i nënshtrohen politikës pa korruptuar
-
Kërkohet ngritje e kritereve nga Kuvendi për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së
-
Shala për ligjin e rrëzuar: KPM-në do e kthente nga një institucion të pavarur në politik
-
Shala: Gjyqësori i paaftë të sigurojë gjykime brenda afateve të arsyeshme kohore