Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV tha se Qeveria nuk ka vizion se ku dëshiron ta shohë drejtësinë dhe cilët janë hapat për të arritur tek ai vizion.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka një vizion se ku dëshiron ta shohë drejtësinë dhe cilët janë hapat për të arritur deri te ai vizion, për shembull ne e kemi në Strategjinë e sundimit të ligjit që do të trajtohet edhe aspekti i procesit të Vettingut në përputhje me koncept-dokumentin që në atë kohë ka qenë duke u draftuar, mirëpo veprime për Vetting nuk kemi në planin e veprimit. Pra, për kauzat më të mëdha me të cilat ka ardhur kjo Qeveri, ka dështime praktike në mënyrën se si realizohen ato”, tha Shala.
Ai tha se Vettingu pastaj është temë tjetër, pasi paralelisht me të është nënshkruar një deklaratë e zotimit që do të bëhet një lloj Vettingu bashkë me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial.
“Më pastaj është temë tjetër që ne e dimë se ku është procesi i Vettingut, kjo është njëra anë dhe paralelisht me procesin e Vettingut e shohim që është nënshkruar një deklaratë e zotimit që Vettingu do të bëhet një lloj Vettingu bashkë me Këshillit Gjyqësor dhe bashkë me Këshillin Prokuroria të Kosovës e që edhe Këshilli Gjyqësor edhe Këshilli Prokuroria i Kosovës janë kundër Vettingut”, tha Shala.
-
Shala: Qeveria ka dështuar në reformat për luftimin e korrupsionit
-
Shala: Qeveria ka dështuar në të gjitha reformat në sistemin e drejtësisë
-
Shala: Faji i tkurrjes së Vettingut i takon Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë
-
IKD: Asnjëra nga partitë e mëdha nuk e kanë vettingun në program
-
Shala për ligjin e rrëzuar: KPM-në do e kthente nga një institucion të pavarur në politik