Kuvendi i Kosovës mban seancë ku do të debatohet gjendjen me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Seanca pritet të fillojë në orën 10:00, ndërkohë që inicimin e kërkesës së PDK-së për debat parlamentar e mirëpriti, Abelard Tahiri, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur javën që lamë pas, adresoi edhe kritika ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin me pandeminë dhe vonesat në sigurimin e vaksinave anti-Covd 19.
Pikat e ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.02021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.